zana-celaJanë përgatitjet për Festivalin Ndërkombëtar Operistik Shqiptar “Marie Kraja”.

Prej dy ditësh shtëpia e operas është kthyer në oazin e këngëtarëve lirikë që përfaqësojnë shkolla dhe eksperienca të ndryshme profesionale nga Evropa e përtej saj.

Nga 245 këngëtarët, kandidatë për të qenë pjesë e mbrëmjeve finale, në këtë skenë, e cila flet për një skenografi të rë, do të ngjiten 15 zëra lirikë.

Për Drejtoren e Festivalit të vetëm operistik në vendin tonë, Zana Çela, edicioni i 14 do të ketë dy orkestra.

Artistët do të vlerësohen nga dy juri, emrat e të cilëve do të zbulohen vetëm në mbrëmjet e festivalit.

Në këtë takim me tingujt klasikë, Shqipëria do të përfaqësohet me mezzo sopranon Irida Dragoti.

Festivali Ndërkombetar Operistik Shqiptar “Marie Kraja”, nga e cili e nisën karrierën emra të njohur shqiptar si Josif Gjipali, Erjona Gjyzeli por edhe artistë të huaj, mirëpret publikun në datat 31 Tetor dhe 1 Nëntor, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Tv Klan