Janë përgatitjet për Festivalin Ndërkombëtar Operistik Shqiptar “Marie Kraja”.

Prej dy ditësh shtëpia e operas është kthyer në oazin e këngëtarëve lirikë që përfaqësojnë shkolla dhe eksperienca të ndryshme profesionale nga Evropa e përtej saj.

Nga 245 këngëtarët, kandidatë për të qenë pjesë e mbrëmjeve finale, në këtë skenë, e cila flet për një skenografi të rë, do të ngjiten 15 zëra lirikë.