1

I cilësuar si festivali i vetëm në vendin tonë ku zërat lirik gjykohen nga mjeshtra të muzikës operstike në botë, “Marie Kraja” mbërrin në stacionin e 15. Ky edicion do të sjellë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, 14 artistë. Në dy garat, atë të arieve dhe këngëve, konkuruesit vijnë nga shkolla të ndryshme të Evropës. Zërat femëror janë më të shumtë. Vendi ynë prezantohet me Enkeleda Kamnin dhe Armando Likaj.

Qysh se u krijua, në skenën e Festivalit Ndërkombëar Operistik “Mari Kraja” kënduan 300 artistë. Fitues të tij sot janë emra të suksesshëm. Në pamundësi për të qenë në këtë skenë, Rame Lahaj, Evis Mula, Simone Piazzola apo Marigona Qekrezi, fituesje e çmimit të dytë të një viti më parë, që ende nuk është kthyer në Kosovë për shkak të turneve, do të përmenden përmes një video – mesazhi.

Në 30 dhe 31 Tetor, për publikun dirigjenti, mik besnik i Festivalit prej vitesh, italiani Leandro Quadrini dhe drejtori muzikor Robert Radoja do të këndohen të bukurat arie të repertorit botëror.

Tv Klan