Festivali ndërkombëtar i  vokalit operistik “Marie Kraja” po përgatitet për edicionin e 17. Në këtë 20 vjetor të krijimit të tij në skenë do të jenë 15 konkurrentë nga vende të ndryshme të botës, por nuk do mungojnë as të ftuarit speciale.

Zana Çela, drejtuese e festivalit :

Më pëlqen të them se gjithmonë është I ri festivali, sepse janë të rinj konkurentët që vijnë, dëshmohet një fuqi e madhe artistike për të patur gjithmonë konkurrentë të rinj përvec atyre të ftuar shumë interesant nga skenat ndërkombëtare botërore.  Është parë mundësia që ti ofrohet spektatorëve ajka krijuese e muzikës klasike.

Dirigjenti Martin Andre ka shprehur kënaqësinë e të qenit sërish pjesë e këtij festivali.

Martin Andre, dirigjent: Është shumë kënaqësi të jem këtu, të kthehem në Tiranë dhe të takoj 15 këngëtarë të mrekullueshëm nga e gjithë bota, të cilët do të japin 2-3 netë argëtuese me muzikë të një standardi të lartë.

Më 18 prill artistët do të këndojnë përpara jurisë ndërsa dy mbrëmjet e tjera të datave 19 dhe 20 për publikun. Festivali do të zhvillohet në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe do të prezantohet nga Orinda Huta.

Tv Klan