Koloneli Antonio Medica ka si mision që të kultivojë mjaftueshëm marijuanë për të gjitha nevojat mjekësore të Italisë.

Koloneli dhe ekipi i tij bëjnë gjithçka aty nga rritja e bimëve, tharja, deri tek korrja dhe paketimi për farmacitë dhe spitalet. Por objekti i vetëm mjekësor i marijuanës në Itali nuk mund të plotësojë kërkesën në rritje nga pacientët për marijuanën mjekësore, ndaj parlamenti ka ndërrmarre nismën ligjore për liberalizimin e prodhimit nga kompani private të licensuara nga shteti.

“Ka pasur një rritje të madhe të recetave të kanabisit dhe numrit të pacientëve që kanë nevojë për to. Kultivimi amator i vazove është një ide e rrezikshme.

Kjo bimë thith metalet e rënda nga toka. Nëse nuk kultivohet në kushtet e duhura, pacientet rrezikojnë që të marrin një produkt përfundimtar shumë të ndotur me metale të rënda, të cilat atëherë pacienti do ta përthithte. Është shumë e keqe për shëndetin e tyre”.

Pacientëve iu kërkohet që të paguajnë rreth 12 Dollarë për gram. Ata shpenzojnë nga 500 deri në 1000 Euro në muaj që kur konstatohen me kancer.

Elena Galli është një nga mijëra pacientët që u ka mbaruar marijuana mjekësore.

“Po, kam kancer në mushkëri. Dhe kjo është një metodë e mirë për të mbajtur dhimbjet e mia nën kontroll. Kam një muaj qe nuk kam konsumuar kanabis. Dhimbjet më janë rikthyer ndaj alternativa ime e vetme është që t’i drejtohem tregut të zi”.

Vitin e kaluar, Italia iu përgjigj mungesës së kanabisit duke importuar sasi të konsiderueshme nga Holanda. Italia këtë vit po importon kanabis mjekësor edhe nga Kanadaja.

Rritja e bimëve të kanabisit në mënyrë të pavarur nga shteti është diçka që nuk e lejon as Italia dhe as ndonjë vend tjetër i BE-së.

Sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, marijuana mjekësore holandeze është afërsisht tre herë më e fuqishme kur bëhet fjalë për të luftuar kancerin.

Klan News