Marin Mema thotë se kanë kaluar 7 vite nga momenti kur Greqia e shpalli person të padëshiruar dhe të rrezikshëm. I ftuar sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, gazetari Marin Mema duke ju përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në këtë spektakël, shprehet se nuk e njeh veten për person të rrezikshëm, sikurse e ka shpallur Greqia, pasi gazetari publikoi një seri dokumentarësh në të cilat paraqiste fakte historike për dy vendet.

Ndalimi i hyrjes në Greqi ndaj tij nuk ka afat, por ai thotë se nuk do të donte që Shqipëria të mbante të njëjtin qëndrim me gazetarët grekë dhe serbë sikurse ka ndodhur me të.

“Unë e di veten për djalë të mirë, nuk e di për djalë të rrezikshëm. Por komshijtë kanë frikë se ne themi disa të vërteta. Aktualisht kam 7 vite i ndaluar për të hyrë në Greqi. Nuk kam afat, por ajo që kam thënë është që unë nuk do të doja që e njëjta gjë të bëhej me gazetarët grekë, serbë etj”

, u shpreh gazetari Marin Mema “Në Kurthin e Piter Pan”

.

 /tvklan.al