Dy ditë më parë moderatorja e njohur Marina Vjollca ka njoftuar në Instagram se “Klanifornia” në Tv Klan do jepet natën e ndërrimit të viteve. Këtë njoftim të rëndësishëm e ka shoqëruar me disa fotot të aktorëve të humorit të veshur si personazhet e serialit turk “Sulltani i Madhërishëm”, ku kryesonte Marina e veshur si Sulltanesha Hyrrem.

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja ka publikuar një video në Instagram nga xhirimet e spektaklit, ku tregon look-un e saj që do e shoqërojë gjatë mbrëmjes dhe i ka lënë pa fjalë të gjithë. Ajo ka veshur një fustan ngjyrë gold me një të çarë anash, ku i thekson format e trupit dhe e bën atë të duket mjaft seksi.

Mezi po presim mbrëmjen e sotme për të zbuluar surprizat e këtij super spektakli dhe humorin që do bëjnë aktorët më të mirë në Shqipëri. /tvklan.al