Mbrëmjen e sotme në “Klanifornia” është e ftuar një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, Albërije Hadërgjonaja.

Këngëtarja nga Kosova, me një veshje tejet elegante, nuk ka nguruar t’u përgjigjet pyetjeve me “spec” të Marina Vjollcës.

Por ndërsa përgjigjet, Hadërgjonaj ka shkaktuar batuta dhe të qeshura në publik teksa “thumbonte’ bukuroshen bionde, kur ajo tha se ishte vajza e preferuar e nënës së saj.

Marina Vjollca: Cila nga vajzat është pika jote e dobët në këto momente? Sepse gjithmonë mamatë kanë një vajzë të preferuar. Unë jam e mamit tim.

Albërije Hadërgjonaj: Vërtetë? Luana… Ç’është kjo kështu? E dimë si të urtë ne këto moj, por se ç’bën ca bomba kjo.  Shiko, është një pyetje shumë delikate të them të drejtën. 

Marina Vjollca: Mami im më ka thënë…

Albërije Hadërgjonaj: Mami jot ia ka fut kot, të paska gënjyer.

Marina Vjollca: Shiko, mos i ka thënë dhe Luanës kështu.

Albërije Hadërgjonaj: Po unë të gjithave u them “Vdektë mami për ty”, sa e shoh “Po unë për ty zemra ime vdes”. Kështu që të gjitha njëlloj. Luana, rri pa merak! 

Marina Vjollca: Jo Luana, nuk je ti! /tvklan.al