Ditën e djeshme, moderatorja e njohur e spektaklit “Klanifornia”, Marina Vjollca, festoi 29-vjetorin e lindjes.

Mes shumë urimeve nga miq e familjarë, spikati ai i bashkëshortit, Getoar Selimi, por ai nuk e la me kaq. Sot, Marina ka zbuluar edhe dhuratën e veçantë të reperit për të.

Fotoja e publikuar nga ajo në rrjetin social “Instagram” tregon një skulpturë bust që paraqet imazhin e Marinës punuar nga duart e vetë Getoarit. Moderatorja nuk e ka kursyer as një diçiturë të dedikuar krahas fotove:
Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua  jeta ime. Veç lumturi më fal”.

tvklan.al