Dy marinsa amerikanë shkaktuan një incident me policinë shiptare. Ishte ora 23:10 kur nga një makinë me targë diplomatike kanë zbritur dy marinsa të cilët janë drejtuar tek bar kafe “Malboro”. Sipas një dëshmitari okular amerikanët të cilët ishin në gjendje të dehur, kanë kërkuar me insistim që tu shërbenin pavarësisht se bari ishte i mbyllur. Njëri ka marinsat ka tentuar të hyjë me forcë ne lokal duke ofenduar punonjësit. Menjëherë është njoftuar policia ku patrullat e “Shqiponjës” kanë ndërhyrë në çast dhe kanë nomalizuar situatën.

Pamje nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Pamje policie./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili