Mario Bova, Ambasadori i Iitalisë në Tiranë ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë intervistës përballë gazetarit Blendi Fevziu ambasadori foli për marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë. Ai e cilësoi marrëdhënien mes dy vendeve si shumë të mira. Bova shtoi gjithashtu se rezultatet mes dy vendeve vijnë edhe si pasojë e vullnetet politik mes palëve.

“Raporti mes dy vendeve po zhvillohet. Shqipëria po vjen gjithnjë e më shumë drejt normalizimit dhe kjo po i shtynë italianët të vijnë në Shqipëri për ta vizituar dhe për të parë çfarë mund të investojnë. Ne po i zhvillojmë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ky është rezultat i një vullneti politik”, tha Bova./tvklan.al