Mario Mitaj pritet të arrijë formën e përshtatshme fizike për të luajtur brenda muajit maj sipas mediave arabe.

Stafi mjekësor i Al Itihadit, e ka përcaktuar si kohë të mjaftueshme pas operacionit që pati te muskujt e barkut më 18 mars. Mitaj, kështu pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e qershorit me Serbinë në shtëpi dhe Letoninë në transfertë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mbrojtësi i majtë do të ketë mundësinë të luajë për Al Itihadin në ndeshjet e fundit të sezonit.

Tv Klan