Me kokën ulur dhe i përlotur, Marius Dema u paraqit në dhomën penale të gjykatës, pasi është marrë i  pandehur për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema.

Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu është larguar pa mbaruar seanca, dhe gjykimi ndaj tij ka vijuar vetëm me avokatin mbrojtës. I pyetur nga gjykata i riu gjatë gjithë kohës është shprehur se vëllanë tim e kam vrarë nga pakujdesia, dhe se pistoletën nuk e kishte ai, por e ka marrë nga tavolina, ku ishte ulur edhe viktima.

Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi u lanë në arrest shtëpie, ndërsa masë më të lehtë u dha për Erlin Pekën dhe Blerim Hotin, ajo e detyrim paraqitjes. Për dy të rinjtë e tjerë, Eder Pjetra dhe Marius Halili do të procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori i çështjes është shprehur se në pamjet e kamerave filmike gjendemi në kushtet e vrasjes aksidentale, por për sa kohë autori dhe bashkëpunëtorët janë larguar dhe kanë prishur provat e ngjarjes, atëherë vrasja do konsiderohet me dashje.

Sipas dosjes hetimore që Klan News disponon, miqtë e viktimës dhe autorit, jo vetëm që fshehën armën por dhe gëzhojën e mbetur në vendin e ngjarjes. Megjithatë pranë hetuesve ende nuk ka mbërritur ekspertiza balistike e armës së krimit.

Për ngjarjen ka dëshmuar dhe pronari i një servisi në lagjen “5 Maji”, i cili ka deklaruar se kishte para Marius Demën, duke qarë dhe folur përçart dhe fliste në telefon, si dhe shokët e tij më pas që largoheshin me shpejtësi në drejtime të ndryshme.

Klan News