Për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, aktorja e njohur Marjana Kondi u kthye pas në kohë dhe rrëfeu për vitet ’80 dhe trendet e ndëshkueshme të kohës.

Ajo u shpreh se në shkollë i është thyer njëherë nota në sjellje, për shkak se vishte një palë çizme që nuk konsideroheshin të përshtashme për kohën.

Marjana Kondi: Në shkollë më është thyer njëherë nota në sjellje sepse vishja një palë çizme. Dhe profesor Timo Fllokos nuk ja harroj kurrë sepse ai më shpëtoi. Pastaj hoqa çizmet, u vesha dhe rresht si ushtrare.

Orinda Huta: E kujton atë ditë, çfarë të thanë?

Marjana Kondi: Ç’janë këto shfaqje të huaja, kush je ti, cila je ti, nga vjen ti që ke këto gëra që po na i vesh ti? Nuk po i veshim ne, por po i vesh ti. Ato dhe të fyenin, nuk e mbaja mendjen tek ato. Unë gjithmonë e kam patur parim që nëqoftëse unë do isha në paqe me veten time, ose me prindërit e mi, me familjen time, me mamin, ashtu siç ishim aty, unë isha shumë e qetë.

Orinda Huta: Ka pasur ndonjë gjë që ti e ke larguar, qoftë aksesor ose ndonjë gjë vetëm për këtë arsye?

Marjana Kondi: Rrobat e banjos. Unë gjithmonë i kam patur qejf ti mbaja të vogla. Edhe mbaj mend njëherë mami më tha: Shpirti i mamit mos i mbaj aq të vogla. Neve shkonim në Durrës, mernim biçikleta, biçikletat i hipnim tek furgoni i mallrave dhe mamit i thoja do iki me shoqet dhe në fakt nuk isha me shoqet, isha me të dashurin tim dhe rrinim tek breshka. Kanë qenë kohëra kaq të bukura. Nuk lyeheshim as me krem./tvklan.al