Mark Marku është zgjedhur nga radhët e PD-së për të qenë drejtues politik në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Pedagogu dhe analisti i njohur ka qenë më parë deputet i selisë, ndërkohë që është anëtar i Asamblesë.

Marku do të ketë përballë ish-ministren Lindita Nikolla për zgjedhjet e ardhshme. Ajo është drejtuesja e PS-së për Qarkun e Lezhës.

Më herët PD-ja ka vendosur Gazment Bardhin si drejtues politik në Elbasan, Edi Palokën në Durrës dhe Helidon Bushatin në Shkodër./tvklan.al