Mark Marku, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit fitoi mandatin e deputetit në Qarkun Lezhë, nuk pranon të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ai thotë se votat janë vjedhur dhe për këtë Partia Demokratike do të bëjë luftë në çdo formë.

Sa i përket zërave që thonë se PD nuk do të hyjë në Parlament si mënyrë për të mos njohur zgjedhjet, Mark Marku u shpreh në emisionin Opinion në Tv Klan se asnjë vendim të Partisë Demokratike.

Megjithatë, Marku theksoi se lufta e Partisë Demokratike për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit bëhet edhe në Parlament, por dhe në institucione të tjera.

Nuk mendoj se përjashtojnë njëra-tjetrën. Ky proces nuk mund të njihet. Nuk e di si do merret vendim. Mendoj që mund të hysh dhe në parlament… Do shkoj do bëj luftën. Nuk e di se çfarë vendimi do merret. Lufta bëhet në disa forma, në Parlament, në institucione ndërkombëtare, gjykata, prokurori. Dhe kjo nuk nënkupton që të mos shkosh në Parlament. Ky Parlament nuk meriton të njihet, në gjykimin tim, as qeveria shqiptare, as Parlamenti asnjë institucion i shtetit shqiptar sot nuk është legjitim, përfshirë edhe pushtetin lokal. Jemi në një pushtet totalisht jo legjitim dhe gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë në të gjitha format. Të shkojnë në burg të gjithë këta që kanë vjedhur dhe të dorëzojnë pushtetin. Ata ka 8 vjet që vjedhin zgjedhjet. Besoj se do organizohen protesta dhe duhet”, deklaroi ndër të tjera Mark Marku. /tvklan.al