Mark Zuckenberg uron artistin shqiptar


Mark Zuckenberg uron artistin shqiptar

16:45 15/03/2021

Kush ka një llogari në Instagram, nuk i ka shpëtuar video e fundit e fotografit  Erald Halili, “What I Mean When I Say I Live In Albania” që nënkupton “Çfarë kam në mendje kur them se jetoj në Shqipëri”.  

Video është parë edhe nga vetë themeluesi i Facebook dhe zotëruesi i Instagram Mark Zuckenberg, i cili i ka dërguar një mesazh privat ku e uron Halilin duke i shkruar  “Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”.

Halili menjëherë ka ndarë me ndjekësit mesazhin e dërguar nga themeluesi i Facebookut.

Video e cila është publikuar 3 ditë më parë është bërë virale në rrjetet sociale. Autori promovon bukuritë shqiptare nga veriu në jug.

Klan News






Të ngjashme