Mark Zuckerberg do të përballet me Parlamentin Evropian të martën, për t’iu përgjigjur më shumë pyetjeve rreth asaj se si kompania e tij do të trajtojë skandalin mbi përdorimin jo të duhur të të dhënave të përdoruesve të Facebook.

Është një nga disa krizat që kanë përfshirë kompaninë në muajt e fundit, nga propaganda ruse dhe  gjuha e urrejtjes.

Në përpjekjet e tij për të gjetur një përgjigje të kënaqshme ndaj shqetësimeve, ai përsëri do t’i mëshojë faktit që Facebook ka punësuar shumë persona.

Kompania tha se tashmë ka 15,000 njerëz të përfshirë në përpjekjet për sigurinë e komunitetit, edhe në rrugën drejt qëllimit të saj të deklaruar prej 20,000. Ky është dyfishi i numrit të punonjësve që kompania kishte vitin e kaluar.

“Është absolutisht e rëndësishme që të keni moderatorë të ndryshëm dhe të njihni nivelin e diversitetit në kuadër të ekipit të moderimit”

, tha Brandie Nonnecke, drejtor në CITRUS Tech në Universitetin e Kalifornisë./tvklan.al