Një sondazh i kryer nga iSeeCars, i cili përfshinte 660,000 automjete në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se cilat janë modelet më të preferuara të amerikanëve.

Sipas anketimit pronarët e këtyre makinave nuk heqin dorë lehtë prej tyre duke i mbajtur në pronësi për më shumë se 15 vite. Bëhet fjalë për markën e makinave japoneze Toyota të cilët ka klientët më besnikë.

Disa prej karakteristikave të cilësuara prej të intervistuarve ishin luksi, komoditeti dhe qëndrueshmëria e mjetit.

Midis dhjetë modeleve të para, 7 prej tyre i përkisnin fabrikave të kësaj kompanie makinash, dhe në vend të parë figuron një automjet me një makinë hibride, Toyota Prius.

Nga ana tjetër, interesante ishte fakti se Camry, si një model shumë popullor në Amerikë, dhe Corolla nuk janë në dhjetëshen e parë.

Japonezët në përgjithësi dominojnë, kështu që ka edhe dy marka te tjera siç janë Honda dhe Subaru të cilat janë në 10 më të mirët.

Klan News