Pas largimit nga Pallati Mbretëror, Meghan Markle dhe Harry duhet të siguronin vetë se kush do t’i mbronte.

Ata i kërkuan Princit Charles që të paguante për sigurinë e tyre, por ky i fundit deklaroi që ishin ata që zgjodhën të bënin një jetë private dhe në këtë mënyrë tani duhet të ndërmarrin çdo vendim vetë.

Çifti i Sussex ka qëndruar në rezidencën e tyre private në Los Angeles. Mediat rozë shkruajnë se ata së fundmi kanë paguar një skuadër që të sigurojë mbrojtje. Por shifra është marramendëse, pasi Meghan dhe Harry do paguajnë 7 mijë Paund në ditë.

Ata kanë zgjedhur skuadrën nga kompania më e mirë e cila punon edhe për njerëz të tjerë të fuqishëm siç janë Tom Hanks, Madonna, Jeff Bezos, Cher etj.

Klan Plus