Marku përplaset me deputetët e PD

Opozita i kërkon llogari për emërimet e prokurorëve

Arta Marku i druhej çdo të papriture të ngjashme me seancën parlamentare kur u votua në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, 7 muaj më parë. Ndoshta për këtë arsye një shpurë nuk iu nda për asnjë moment dhe nuk lejuan te afrohej asnjë gazetar apo deputet.


Por detyra e re dhe truprojat e shumta që e shoqëronin, i kanë dhënë më shumë siguri në vetvete.

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, ku lexoi raportin për punën e Prokurorisë vitin e kaluar, Marku i kërkoi deputetëve ta dëgjonin në heshtje dhe nuk ia kurseu ironinë.

Arta Marku- Zoti kryetar a mund të mbani pak qetësi?

Ulsi Manja- Po, por edhe ju vazhdoni pak më shpejt.

Arta Marku- E shoh që jeni lodhur, por prokuroria ka punë…

Marku nuk dha përgjigje për interesimin e deputetëve të opozitës, të cilët i kërkuan të informohen nëse Prokuroria kishte nisur hetime për korrupsionin në nivelet e larta, si dhe çështjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin demokratët e akuzojnë se është përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Edi Paloka: Ka pasur deputetë apo ministra socialistë që kjo prokurori e Krimeve të Rënda i përgjonte për korrupsion dhe krimin? Nëse po, çfarë është bërë? Pyetja e fundit lidhet me një çështje mjaft të ndjeshme; atë të Geron Agon Fatmir Xhafajt dhe nisjen e hetimeve nga Krimet e Rënda me 4 ditë vonesë, kur ai është larguar nga Shqipëria. A e keni marrë Ramën ta pyesni për ekspertizën e deklaruar prej tij? Pse se zbatoni ligjin antimafia për Fatmir Xhafajn?

Arta Marku: Është në përgjigjesinë e secili prokuror të Shqipërisë të fillojë një hetim dhe vetëm Gjaykata është ajo që kontrollon ligjshmërinë e vendimarrjes së një prokurori. Ndërhyjet e mija në çështje konkret mi ndalon ligji. 

Edi Paloka: Emërimet dhe shkarkimet në kundërshtim flagrant me kompetencat që u njeh ligji? Shkarkuat Hajdarmatajn dhe aty dërguar një shoqen tuaj.”

Arta Marku: “Kam zbatuar ligjin dhe Kushtetutën dhe dispozitën tranzitore. Kam bërë caktime të përkohshme të prokurorëve, më lejon dispozita kalimtare, nuk kanë procedurë që duhet ndjekur, janë të përkohshme. Unë kam ndjekur disa kritere. Kam marrë informacione të karakterit sekret. Kush nuk është dakord nga personat e lëvizur mund të ankohet në gjykatë, sikur ka ndodhur. Vendimet e mia janë certifikuar edhe nga KPK.”

Por përgjigjet e Kryeprokurores Marku e lanë të pakënaqur opozitën.

Tensioni mes palëve arriti kulmin kur Ulsi Manja mbylli mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Opozita akuzat i vijoi jashtë ambienteve të kryesisë.

Më herët në Komisionin e Ligjeve raportoi edhe Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila kërkoi nga Kuvendi miratimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i  mundëson shkollës së Magjistraturës  nisjen e konkursit  për pranimin e kandidatëve magjistratë për vitin akademik 2018-2019. Mosmiratimi i këtij projektligji sipas ministres Gjonaj rrezikon djegien e vitit të ri akademik të shkollës së Magjistraturës.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*