Banda e njohur muzikore Maroon 5 pritet që të përformojë në ceremoninë e Super Bowl 2019. Eventi do të paraprijë ndeshjen e madhe të finales së kampionatit të futbollit amerikan.

Vitin e kaluar, në këtë event interpretoi Justin Timberlake, por performanca nuk u prit mirë nga publiku. Kjo gjë erdhi si shkak i pjesëmarrjes së tij edhe në Super Bowl-in e vitit 2004.

Performanca me shikueshmërinë më të lartë mbetet ajo e këngëtares Katy Perry në vitin 2015, e cila arriti të mblidhte më shumë se 120 milionë shikues.

Por tanimë është radha e bandës Maroon 5 që të të përfomojë në këtë event . Nuk dihet ende lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë sepse eventi zhvillohet gjatë muajt shkurt të vitit të ardhshëm.

Këtë vit banda, me në krye vokalistin Adam Levine, nxorri këngën “Girls Like You” . Në këtë videoklip marrin pjesë  26 gratë më me ndikim në botën e artit si Camila Cabello, Gal Gadot, Tiffany Haddish, por edhe shqiptarja Rita Ora.

Për momentin kënga ndodhet në vend të dytë në klasifikimet muzikore amerikane dhe ka arritur të marrë deri më tani rreth 900 milionë klikime në You Tube.

Klan Plus