Mungesa e hidratimit, sipas ekspertëve, çon në simptoma të zakonshme si lodhja apo dhimbja e kokës. Teksa rekomandohet që të konsumohen 6-8 gota ujë në ditë, duhet të keni parasysh se kjo nuk përfshin çaj, kafe, lëngje, qumësht apo pije të tjera.
Simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni:
Lodhja
Lodhja i vështirëson zemrës pompimin e gjakut dhe ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e trurit. Kur trupi humbet më shumë lëngje sesa merr, dehidrimi mund të shkaktojë përgjumje dhe konfuzion të shtuar. Dehidratimi në nivele të larta mund të çojë çekuilibër të elektroliteve në trup, që pasohet me gurë në veshka apo infeksione të traktit urinar.
Kapsllëk
Uji inkurajon largimin e mbeturinave dhe ndihmon trupin të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten. Mungesa e tij sjell probleme serioze në sistemin e tretjes.
Presion i ulët i gjakut
Dehidratimi bën që të qarkullojë më pak gjak në trup, gjë që mund të shkojë në marramendje apo gjendje të fikëti.
Migrena
Mungesa e ujit bën që të tkurren indet trupore, rrjedhimisht ushtrohet presion mbi nervat. Nis me dhimbje koke dhe mund të shkojë deri në migrenë. Sipas mjekëve, idealja është që të konsumojmë një gotë ujë çdo dy orë!
/tvklan.al