Serbët e veriut dhe institucionet qendrore të Kosovës gjithnjë shprehin gatishmërinë e tyre për bashkëpunim por kjo për analistët është vetëm për konsum ditor politik. Institucionet lokale ne veri dhe ato qendrore flasin për bashkëpunim por ndodh e kundërta. Serbët thonë se në Prishtinë nuk janë të interesuar kurse në Prishtinë thonë gjithashtu se janë të interesuar por veriu i ka syt kah Beogradi.

Goran Rakiç, kryetar i Mitrovicës së Veriut :Unë jam kryetar i veriut të Mitrovicës dhe  detyra ime para së gjithash  është që të punojë në interes të qytetarëve pa marrë parasysh të çfarë nacionaliteti janë qytetarët shqiptarë, serb, rom goran apo boshnjak. Natyrisht se do të bashkëpunoj me secilin i cili do të punojë në interes ë qytetarëve tonë qoftë ajo Prishtina Beogradi apo Bashkësia Ndërkombëtare. Megjithatë po kemi situata që ftesat tona për ti ndihmuar qytetarëve kemi kësi lloj sulmesh dhe arrestime brutale atëherë shtrohet pyetja çfarë do të jetë ky bashkëpunim.

Për bashkëpunim me institucionet lokale në veri është shprehur të jetë edhe kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, madje ai është shprehur i gatshëm të vizitojë këto komuna.

Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit të Kosovës :Do të dëshiroja të vizitoja Zveçanin dhe të bisedojë me kolegët atje.

Por për analistin Imer Mushkolaj këto janë vetëm deklarata për konsum të brendshëm politik.

Imer Mushkolaj- analist : Në realitet ata u thonë diçka tjetër qytetarëve të vet e krejt diçka tjetër veprojnë. Nëse i marrim parasysh zgjedhjet javën e kaluar në veri asnjëherë nuk është përmendur  bashkëpunimi me Institucionet e Kosovës por vetëm me Beogradin. Dicka tjetër thonë e krejt dicka tjetër veprojnë në praktikë. Edhe deklaratat e krerëve të institucioneve të Kosovës bëhen për konsum politik.

Sipas Mushkolajt ata kanë vetëm një bashkëpunim.

Megjithatë bashkëpunimi ekziston, bashkëpunimi ilegal sepse edhe kontrabanda bëhen me leje nga institucionet e Kosovës nga Policia e Kosovës.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar 19 zyrtarë policor të dyshuar për kontrabandë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe katër boshnjakë. Aksioni hasi në rezistencë të banorëve të Zubin Potokut ku pati edhe të lënduar si nga policia ashtu edhe nga qytetarët.

Tv Klan