Ajo  kishte magjepsur familjen mbretërore që nga vizita e saj e parë në Balmoral. E adhurueshme, një aristokrate e lindur, Diana Spencer asokohe vetëm 19vjeçe, kishte gjithçka për t’u bërë gruaja perfekte, që kërkonte Elizabeth II dhe Bashkëshorti i saj për djalin e tyre Charles.

Në moshën 32 vjeçare, ky i fundit më në fund kishte vendosur të martohej dhe e ardhmja e mbretërve u sigurua më në fund. “Princi Philip bëri gjithçka  për ta bërë Lady Dianën  të ndihej e mirëpritur në gjirin e familjes mbretërore. Madje e bënte edhe të ndihej e lumtur. Ai ishte shumë i lidhur me të”, shkruan Richard Kay, një gazetar për familjen mbretërore në Daily Mail.

Ashtu siç tregojnë edhe letrat e shkëmbyera midis Princit Filip dhe nuses së djalit të tij tregojnë, se Filip dhe Diana kishin një admirim dhe dashuri të ndërsjellë. Në fakt, të gjitha letrat e Dukës së Edinburgut për Dianën kishin nënshkrimin: “Me gjithë dashurinë time, prej babai“, Diana  gjithmonë i referohej Princit Filip dhe Mbretëreshës si “Baba dhe Mama”.

Dasma e shekullit e festuar më 29 Korrik 1981 kthehet në një makth për Dianën kur ajo zbulon se Charles ka qëndruar afër ish-të dashurës së tij, Camilla. E fiksuar me rivalen e saj, Diana  shndërrohet në një princeshë të irrituar, të cilën asgjë nuk duket se e qetëson, madje as lindjet e William dhe Harry Familja, e cila më pas injoroi periudhat e bulimisë dhe anoreksisë së Dianës, dyshoi në depresion pas lindjes.

Cilado qoftë origjina e fatkeqësisë së saj, Princi Philip kishte shumë simpati për të dhe ishte i vetmi person që e mbështeste” sjell në vëmendje gazetari Richard Kay.

Klan News