“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë para disa javësh historinë e pazakontë të Ollga Belloshaj, e cila prej 7 vitesh rrit e vetme mbesën e saj. Ajo është 60 vjeç, por i është bërë nënë mbesës së saj, ndërkohë që e ëma biologjike e ka braktisur në shinat e trenit.

Ajo ka treguar se djali i saj është martuar me mblesëri para 8 vitesh, por nusja nuk ka dashur të bëjë celebrim me burrin e saj. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë një vogëlushe. Mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos funksiononte. Ajo u largua nga shtëpia e burrit dhe nuk u kthye më. Sipas Ollgës, e ëma e vogëlushes e braktisi fëmijën e saj, u martua me një tjetër person dhe u largua drejt Greqisë.  

Ollga u kujdes për mbesën, e cila sot e thërret atë mama, por problemi i vetëm është se nuk mund ta regjistrojë vajzën si pjesë të trungut të saj familjar sepse i mungon firma e nuses.

Sot Ollga e ftuar sërish në studio ka treguar se pas emisionit, familjarët e ish-nuses kanë kantaktuar me të dhe po atë ditë edhe e ëma e vogëlushes ka marrë në telefon.

Ollga: Ajo direk më tha: O ma çfarë po bën si dukesh ti?

Mirela Milori: Të tha ty? Të thërret o ma?

Ollga: O ma ti je mamaja ime më e shtrenjtë tha, kam qarë hallet shumë me ty. Po kush ma bëri, unë e di tha. Mirë të keqen mamaja i thashë unë, ti stako trurin, unë dua vetëm një firmë nga ty, asgjë tjetër nuk dua.

Mirela Milori: I the ish-nuses?

Ollga: Sikur edhe me shkrim i thashë unë, vetëm të regjistroj çupën. Posi, tha ta jap unë. Foli me çupën, u kënaq me çupën. Po pate mundësi i thashë mos ma braktis më çupën, do i flasësh në telefon gjithmonë. Kur të vish hajde takoje dhe merre. Posi moj ma, tha. Se mos ma braktisësh i thashë, se ajo ka dhe kënaqësinë tënde.

Mirela Milori: Kështu folët me ish- nusen?

Ollga: Po kështu!

Mirela Milori: Ish-nuse, ish-vjehrrë. Edhe në telenovela nuk e gjen këtë!

Ollga: Tamam si ai në film, edhe të kërkosh, nuk e di, respekt.

 Mirela Milori: Në qoftë se ta jep firmën si do jetë pastaj marrëdhënia?

Ollga: Shumë e mirë do jetë marrëdhënia. Me vajzën do takohet sa herë të dojë, le ta marri kur të vijë në Shqipëri, unë nuk ja ndaloj. /tvklan.al