Marrëdhënia me Shkëlzenin në krizë? Armina Mevlani tregon si qëndron e vërteta


Marrëdhënia me Shkëlzenin në krizë? Armina Mevlani tregon si qëndron e vërteta

20:10 08/06/2021

Blogeria e njohur Armina Mevlani ka festuar 30-vjetorin me një festë përrallore “nënujore”, ku nga postimet në Instagram ajo shihej e veshur me një fustan bojëqielli me xixa e cila dukej si një sirenë.

Në këtë festë morën pjesë shumë miq dhe kolegë të saj, ku u argëtuan dhe u kënaqën në maksimum, por ajo që ra më shumë në sy ka qenë mosprania e Shkëlzenit në ditëlindje dhe asnjë urim nga ai.

Kjo gjë i bëri të gjithë të mendojnë se marrëdhënia Armina dhe Shkëlzeni ka pësuar një krisje. Blogeria pas këtyre aludimeve ka publikuar një foto e rrethuar me lule dhe zbulon se një prej tyre është dhuratë nga Shkëlzeni.

“Jam mirënjohëse për miqtë, familjen, dashurinë time që më dhuruan këto lule e që më bënë të ndihem e bekuar”, ka shkruar Armina. /tvklan.al






Të ngjashme