PSG drejt prishjes së harmonisë ekipore, Lionel Messi ndërmjetës


Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe Neymar te Paris Saint-German ka pësuar të tjera krisje, duke u shndërruar në një kërcënim serioz për harmoninë e ekipit. Sulmuesi francez nuk e do fare brazilianin në krah, ndërsa 30-vjeçari Neymar ka mbetur i habitur nga ndikimi që i është dhënë kampionit të Botës në vendimmarrjet e skuadrës. Një episod që nisi pikërisht nga momenti kur PSG bëri çmos për të bindur Mbappe që të zgjaste qëndrimin në “Parkun e Princave”.

Mediat franceze pranojnë se Mbappe nuk ka kundërshtuar asnjëherë mundësinë për të shitur Neymar, i cili është pjesë e kampionëve të Francës që nga viti 2017.  Megjithatë, ai largim nuk ndodhi dhe Neymar është bindur se Mbappe ishte një forcë shtytëse në përpjekjen për të bindur drejtuesit për ta shitur atë.

Ndërsa dy lojtarët mund të buzëqeshin në publik për të pretenduar se gjithçka është në rregull dhe mund të festojnë golat së bashku në prapaskenë gjërat thuhet se janë bërë shumë të ftohta. Lionel Messi ka vepruar si ndërmjetës për të mbajtur energjinë pozitive në dhomat e zhveshjeve të PSG-së.

Të dy lojtarët janë në formë të shkëlqyer shënimi me Neymarin 10 herë në të gjitha garat gjatë javëve të para të sezonit dhe Mbappe nëntë. Golat e tyre kanë qenë tepër të rëndësishëm për PSG-në, e cila deri më tani ka ruajtur pathyeshmërinë, duke qenë kandidat i fortë për të triumfuar edhe në arenën ndërkombëtare.


Klan News