Pas largimit nga mbretëria William nuk komunikon me vëllain e tij Harry-n

Mediat britanike shkruajnë se dy princat William dhe Harry prej më shumë se dy muaj nuk kanë asnjë komunikim mes veti.

Është autori i librit ‘Gjetja e Lirisë’, që ka shkruar për familjen mbretërore dhe ka treguar se William është ndier i fyer nga largimi i vëllait të tij të vogël nga oborri mbretëror.

Omid Scobie, i cili kohët e fundit ka publikuar një biografik ka deklaruar se përveç dy princave, marrëdhënie të tensionuar ka pasur edhe mes nuseve të tyre Kate dhe Meghan.

Scobie gjithashtu pretendon se Kate dhe Meghan nuk komunikojnë personalisht dhe marrëdhëniet midis tyre ‘kurrë nuk përparuan me të vërtetë’.

Ndër të tjera shkrimtare ka thënë se princi William dhe bashkëshortja e tij kate nuk do të mbështesin Harry-n dhe Meghan në betejën ligjore pas largimit nga oborri në mënyrë që atyre t’i vështirësohet jeta.

Klan Plus