Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, arrestohet 35-vjeçari


Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, arrestohet 35-vjeçari

09:19 28/09/2020

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ka qenë në kërkim për më shumë se 1 vit.

I arrestuari me iniciale K.Rr. akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.

Ndaj tij është vendosur në mungesë masa e sigurisë arrest në burg nga Gjykata e Tiranës më 25 Prill 2019.

35-vjeçari u kap nga blutë e Shkodrës pasi këta të fundit morën informacione në rrugë operative se ku qëndronte i fshehur. Ai iu dorëzua Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al



Të ngjashme