Meksika dhe Shqipëria po intesifikojnë gjithnjë e më tepër marrëdhëniet dypalëshe vitet e fundit. Në një intervistë për Klan News, ambasadori meksikan në Shqipëri, Carlos Garcia De Alba dha më tepër detaje.

-Cili është niveli i marrëdhënieve mes Meksikës dhe Shqipërisë aktualisht?

Falenderoj Televizionin Klan për mundësinë e intervistës dhe për privilegjin për të përshkruar marrëdhënien Shqipëri-Meksikë. Marrëdhëniet janë miqësore, pozitive dhe shumë të përzemërta. Nuk kemi asnjë lloj konflikti dhe ky është lajm i mirë. Në muajt në vijim kërkojmë të zhvillojmë dialogun politik, ta bëjmë atë më konstant, të rrisim volumin e shkëmbimeve tregtare, të fillojmë të gjenerojmë investime dhe sigurisht diversifikimin në fusha të tjera si; kulturë, art, turizëm, sport, shkencë etj.”

Por çfarë mund të bëhet më tepër për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve?

“Atëherë, pervec vizitës time tani në Mars 2023, e cila është vizita ime e katërt në Shqipëri, por e para për këtë vit, është të përcjell një mesazh të qartë autoriteteve të shtetit dhe shoqërisë civile shqiptare, që qeveria meksikane të intensifikojë marrëdhëniet. Kemi një pretekst të shkëlqyer në 15 Tetor 2024, mbushim plotësisht 50 vite nga marrëdhëniet tona diplomatike. Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri prej 3 ditësh, unë kam dhëne disa sugjerime të mia, pra një program të mbushur me iniciativa të cilat duam t’i realizojmë gjatë vitit 2024. Por, gjithashtu shpresojmë që edhe Shqiperia të ketë një paketë me iniciativa të cilat të mbërrijnë në Meksikë, në mënyrë që të dy shtetet të jenë më afër.”

Ambasadori meksikan foli edhe për fushat ku mund të shtohet më tej bashkëpunimi dypalësh.

-Cilat janë fushat ku mendoni të shtohet më tepër bashkëpunimi dypalësh?

“Mendoj me tregtinë, të mos ketë vetëm 12 milion euro shkëmbime mes dy vendeve që kanë një ekonomi në zhvillim. Do dëshiroja të shikoja investime meksikane në Shqipëri. Mendoj se në sektorin e turizmit, meksikanët mund të investojnë me sukses, pasi jemi një fuqi turistike, jo vetëm si pritës të turizmit, por gjithashtu si ndërtues të infrastrukturës turistike. Në lidhje me shkollimin mendoj se mund të vijnë studentë meksikanë në Shqipëri dhe të shkojnë studentë shqiptarë në Meksikë për të përfshirë po ashtu mësimin e gjuhës spanjolle.”

Në vitin 1975 Shqipëria dhe Meksika kanë lidhur për herë të parë marrëdhëniet e tyre diplomatike.

Klan News