Marrëdhëniet e tensionuara diplomatike të 2021-shit

Viti 2021 nuk ka qenë shumë i lehtë sa i takon marrëdhënieve diplomatike mes shteteve. Mosmarrëveshje të profilit të lartë ka pasur mes SHBA dhe Kinës, Rusisë dhe Ukrainës, Bjellorusisë, gjysmës së Europës dhe Koreve.

Këto janë përplasjet kryesore diplomatike të vitit 2021 që mund të keni humbur:

Britania dhe Franca

Historia përsëritet sidomos kur vjen puna tek këto dy shtete. Mund të mos jenë të fuqishme siç ishin kohë më parë, por mjaftueshëm sa për të krijuar shqetësime. Mes Francës dhe Britanisë këtë vit ka pasur përplasje mbi Brexit, sigurinë, Covid dhe peshkimin. Por tensione pati edhe pasi kryeministri britanik foli frëngjisht pas vdekjes së 27 emigrantëve, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Lë Manshit. Macron e quajti liderin britanik “jo serioz”, ndërsa privatisht mësohet t’i ketë thënë “kloun”.

Franca dhe Australia

Më të vështira marrëdhëniet e Francës u bënë edhe me Australinë. Në shtator, Kanberra zyrtare nënshkroi paktin e sigurisë Aukus mes SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar. Si pjesë e marrëveshje, Kanberra hiqte dorë nga një marrëveshje prej 50 miliard dollarësh me Francën për furnizimin me 12 nëndetëse. Franca e quajti të gjithë këtë si “një thikë pas shpine”. Presidenti refuzoi që t’u përgjigjej telefonatave të homologut të tij, Scott Morrison. Por gjërat nuk përfundojnë këtu. I pyetur nëse e ka gënjyer lideri australian për këtë marrëveshje, Macron u përgjigj: Nuk e mendoj, unë e di.

Kina dhe Lituania

Lituania ka lejuar Tajvanin që të hapë një zyrë, një lloj ambasade de facto në Vilnius. Kina nuk e priti mirë këtë lajm duke qenë se e shikon si territor të vetin ishullin. Pekini reduktoi zyrën diplomatike në Vilnius, bllokoi importet e BE të bëra në Lituani dhe paralajmëroi se shteti europian do të dërgohet në “kazanin e plehrave të historisë”. Nga ana tjetër Lituania mbylli ambasadën në Pekin dhe tha se paralajmërimi i Kinës është ironike sepse komunizmi është aktualisht në kazan plehrash.

Kroacia dhe Italia

Plazhe të bukura, brigje madhështore, diell pa fund. Në fakt shumë mendojnë se këto dy vende nuk kanë pse të kenë mosmarrëveshje, por e kundërta është e vërtetë. Është në fakt një pije e quajtur Prosek që i ka futur dy shtetet në “sherr”. Kroacia e prodhon këtë verë të ëmbël dhe kërkon që t’i njohet nga BE-ja. Por Italia është kundër dhe thotë se kjo lëvizje kërcënon një pije në Britaninë e Madhe. Kjo është hera e dytë që dy shtetet përplasen për të njëjtën gjë. Edhe në vitin 2013 Italia ia bllokoi lëvizjen Kroacisë.

Republika Çeke dhe Rusia

Çekët dhe rusët shpeshherë kanë pasur marrëdhënie të trazuara në vitin 1968 kur u pushtua Çekosllovakia. Çekia dëboi 18 rusë diplomatë, të identifikuar si spiunë nga Praga. Rusia u kundërpërgjigj me dëbimin e 20 diplomatëve çekë dhe e vendosi Çekinë në listën e shteteve jo miqësore.

Libani dhe Gjiri

Sikur të mos i mjaftonin ato që kishte, Libani shtoi edhe një problem në vitin 2021. Një ish prezantues televizioni, i bërë ministër, George Kordahi, kritikoi Arabinë Saudite mbi rolin e saj në luftën në Jemen. Marrëdhëniet pësuan krisje me Riadin, por edhe me aleatët e saj në Gjirin Persik duke përfshirë Bahreinin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /tvklan.al