Marrëveshja e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për Ben Blushin e LIBRA-s nuk është tjetër veçse ndarje e Shqipërisë në plaçkë mes tre forcave politike PS, PD e LSI. Nga Korça ku prezantoi kandidatët e LIBRA-s për zgjedhjet që do të mbahen në 25 qershor, Blushi tha se marrëveshja e së enjtes shkallmon drejtësinë.

“U nda qeveria e Shqipërisë si plaçke. PD u fut në qeveri për të qeverisur me Rilindjen. Marrëveshja është për bashkëqeverisjë. Shqipëria nuk ka votuar për këtë marrëveshje. Shqiptaret votuan për pune shëndetësi falas,por asgjë nuk kane marre. Kjo qeveri premton vetëm një pakt kombëtar kundër drejtësisë. Kjo marrëveshje shkallmon drejtësinë. Të treja partitë shkojnë bashkë në ditën e zgjedhjeve,e ndanë qeverinë në 3 pjesë. Këto parti do bashkëqeverisin edhe pas zgjedhjeve.

Ndonëse tha se pjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje do të rrisë më shumë besimin dhe pjesëmarrjen, Blushi  i bëri thirrje korçarëve që të votojnë ekipin e “LIBRA-s” në këtë zonë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Tv Klan