Marrëveshja Britani-BE mund të firmoset deri në fund të javës



Marrëveshja Britani-BE mund të firmoset deri në fund të javës

23:46 10/12/2020

Bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshjeve deri të dielën. Kështu ka deklaruar Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Rab, një koment pas takimit me Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen.

Më herët Presidentja e Komisionit Evropian tha se bidesa me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, ka qenë e mirë por deri tani e vështirë.

Por edhe pse bisedimet vijojnë BE ka gati skenarin për masat që do të merren në rast se nuk do arrihet asnjë marrëveshje.

Bisedimet synojnë që të sigurohet vijëmësia për tregëtinë dhe ndarja e territorit të peshkimit që janë pikat që po mbajnë pezull marrëveshjen.

Bisedimet midis kryenegociatorit të Mbretërisë së Bashkuar Lord Frost dhe Michel Barnier të BE do të zhvillohen në Bruksel për të sqaruar të gjitha ndasitë mes palëve./tvklan.al






Të ngjashme