Meta dekreton marrëveshjen e 5 Qershorit



Meta dekreton marrëveshjen e 5 Qershorit

15:25 31/07/2020

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan në 23 Qershor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuar në seancën plenare të 23 Korrikut. Bëhet fjalë për amendimet që u bënë në ligjin zgjedhor, sipas dakordësisë së arritur mes palëve në 5 Qershor, me ndërmjetësimin edhe të faktorit ndërkombëtar.

Kreu i shtetit kishte bërë të ditur që më parë se do t’i dekretonte menjëherë ndryshimet që buruan nga marrëveshja e 5 Qershorit, ndërsa ka kundërshtuar fort ndryshimet e tjera që synon të bëjë shumica qeverisëse në Ligjin Zgjedhor.

Tv Klan




Të ngjashme