Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet e tjera ligjore

Të dakortësuar në marrëveshjen e 5 Qershorit, Komisioni i Ligjeve ka miratuar këtë të hënë ndryshimet në disa ligje të paketës së Reformës në Drejtësi që në thelb kanë hetimin e krimeve zgjedhore.

Një nga ndryshimet parashikon qe korrupsioni dhe shitblerja e votës në proceset zgjedhore të hetohen nga prokuroria e posaçme e njohur si SPAK.

Ndryshimet u miratuan me shumicën e votave, dhe morën vetëm votën kundër të Adriatik Alimadhit deputet i opozitës parlamentare që kanë kundërshtuar gjithmonë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Tv Klan