Miratimi i ndryshimeve zgjedhore kërkon 84 vota

Pavarësisht se Këshilli Politik ka një debat të hapur lidhur me ndryshimet zgjedhore, Kuvendi ka parashikuar sot në rendin e ditës votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas variantit të dakordësuar në marrëveshjen e 5 Qershorit.

Votimi i këtyre ndryshimeve kërkon 84 vota, ndaj mazhoranca socialiste ka mundur të sigurojë edhe votat e një pjese të grupeve parlamentare të opozitës me të cilat dy ditë më parë firmosi edhe një marrëveshje.

Të vetmit që kanë shprehur votën e tyre kundër këtij drafti janë deputetët e grupit demokrat, të përfaqësuar nga deputeti Muslim Murrizi, i cili nuk e njeh marrëveshjen e 5 Qershorit.

Tv Klan