Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, i dhane fund martesës së tyre pas 27 vitesh. Ish-çifti përgjatë këtyre ditëve kanë qenë në fokusin kryesor  të tabloideve ndërkombëtare, duke nxjerrë kështu edhe disa fakte të tjera interesante pas martesës së tyre.

Dikur, Bill Gates ka patur një romancë me Ann Winblad, një sipërmarrëse amerikane në 1980-ën. Prej asaj kohe, ai arriti në një marrëveshje me bashkëshorten, Melinda e cila e lejoi të kalonte një fundjavë të gjatë pushimesh me të edhe pasi lidhja kishe përfunduar.

Çdo pranverë për më shumë se një dekadë Gates kalonte një fundjavë të gjatë pushimesh në plazh me ish-partneren. Pavarësisht se romanca kishte përfunduar, ish-çifti kishte shumë për të diskutuar rreth gjithçka ndodh në botë.

Madje, para se Bill dhe Melinda të martoheshin, ishte partnerja e rinisë ajo që dha aprovimin që miliarderi t’i propozonte gruas së ardhshme. 

Klan News