Votimi i parë, pas fitores bindëse të konservatorëve

Parlamenti britanik i jep aprovimin e parë, marrëveshjes së BREXIT-it të arritur me Brukselin nga kryeministri Boris Johnos.

358 deputetë votuan Pro marrëveshjes kundrejt 234 të tjerëve që ishin kundër.

Miratimi erdhi pasi konservatorët siguruan një fitore bindëse në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Gjithsesi, ky votim nuk është përfundimtari për marrëveshjen.

Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë diskutime për pika të ndryshme të marrëveshjes, ndërsa votimi përfundimtar do të bëhet më 9 janar.

Miratimi i saj përmbyll BREXIT-in pa shtyrje të tjera të afateve, më 31 janar.

Tv Klan