Bayer Leverkusen është gati që të lejojë largimin e Xabi Alonso me një kusht.
Drejtori ekzekutiv i klubit Fernando Carro, tregoi se 43-vjeçari ikën nëse do të kontaktohej nga një ekip ku ka luajtur në të kaluarën, raporton Daily Mail.
Alonso ka mbajtur veshur fanellat e skuadrave si Real Madridi, Liverpuli dhe Real Sociedadi gjatë karrierës së tij si futbollist.
Për më tepër që para se të merrte drejtimin e gjermanëve, ai ishte në stolin e Sociedadit.
Interesim të madh për 43-vjeçarin kanë shfaqur “”Galaktikët”. Por në listën e kandidatëve është edhe një legjendë e klubit madrilen, Raul Gonzales.
Alonso ka marrë shumë vlerësime për punën që ka bërë te Leverkusen, që kur mori drejtimin në 2022.
Sezonin e kaluar, spanjolli e udhëhoqi Leverkusenin drejt titullit të Bundesligës pa humbur asnjë ndeshje, ndërsa ekipi fitoi edhe Kupën e Gjermanisë dhe shkoi në finalen e Ligës së Europës.
Këtë vit futbollistik, Leverkusen qëndron tetë pikë larg Bajern Mynihut kryesues.
Drejtuesit e Realit mendojnë se ai do të ishte njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës më të titulluar të Europës dhe do t’i udhëhiqte ata drejt të tjera sukseseve.
Për Realin, 43-vjeçari luajti 236 ndeshje, ku fitoi edhe trofetë e Ligës së Kampioneve, La Liga-s dhe dy Kupa të Mbretit.
Klan News