Ylli argjentinas do të jetë imazhi i Mbretërisë, por duhet që të heshtë për të drejtat e njeriut
E ardhmja e Lionel Messit është vendosur! Pas lamtumirës me PSG, argjentinasi refuzoi ofertën faraonike nga Arabia Saudite dhe zgjodhi Inter Miami ne SHBA. New York Times raporton se ylli argjentinas ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me vendin arab. Ai do të jetë imazhi i turizmit dhe do të marrë rreth 25 milionë Dollarë.
Në bazë të kotratës, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, do të duhet të shkojë në Mbretëri të paktën një herë në vit, të postojë diçka në rrjetet sociale të miratuar nga sauditët, dhe të pushojë me familjen e tij aty.
Por në kontratë ka edhe një klauzolë me rëndësi që Mesi duhet që ta përmbushë. Ylli i futbollit nuk mund të thotë asgjë që ‘njollos’ Arabinë Saudite. Mbretëria është përballur me kritika të shumta veçanërisht në respektimin e të drejtave të njeriut.
Arabia Saudite po punon që të ndryshojë imazhin e vendit. Klubet saudite po përpiqen që të afrojnë yje të futbollit në vend, ndërkohë që investime të mëdha po bëhen për sportin. Synimi i Mbretërisë është që të organizojë Kupën e Botës në 2030 në bashkëpunim me Greqinë dhe Egjiptin.
Klan News