Komisioni i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme në parlamentin grek miratoi me shumicë votash Marrëveshjen e Prespës. Debati në komisionin parlamentar nisi të hënën dhe u konkretizua këtë të martë, pas më shumë se 6 orësh.

Një raport përfundimtar pritet të paraqitet në parlament duke rekomanduar ratifikimin final të marrëveshjes. Ndërsa debati në seancë plenare në parlament pritet të nisë të mërkurën.

Marrëveshja e Prespës vjen në parlamentin grek vetëm pak ditë pasi Kryeministri Aleksis Cipras mori votëbesimin e shumicës së deputetëve, për të çuar në fund paktin historik Athinë-Shkup për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Tv Klan