Qeveria Rama ka dërguar për shqyrtim e miratim në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali, por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.
Ajo sjell përfitime për shtetasit shqiptarë dhe italianë, duke lejuar bashkimin e periudhave kontributeve për pensione të qëndrueshme. Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Shqipërisë dhe Italisë mundëson ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, si dhe trajtimin e barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.
Sipas të dhënave të institucioneve shqiptare aktualisht 300 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim të rregullt në Itali kontribuojnë për sigurimet e tyre shoqërore. Përllogaritet, që me kalimin e viteve, numri i personave që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje të shkojë mbi 500 mijë.
Klan News