Lajçak: Nëse ka vullnet politik, marrëveshja mes tyre është teknikisht e realizueshme

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Miroslav Lajçak theksoi se udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd duhet të investojnë përpjekje dhe kapital politik, të kenë vullnet dhe guxim, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre, për çështje për të cilat do te negociojnë vendimet e vështira që pritet të vijnë.

Shtetet anëtare të BE-së presin vazhdim të menjëhershëm dhe përparim të shpejtë të dialogut drejt marrëveshjes. Ajo duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

BE-ja, tha Lajcak, është ndërmjetës në dialogun Beograd-Prishtinë për një arsye të thjeshtë, për të siguruar që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në rrugët e tyre drejt Evropës. Në të njëjtën kohë, të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha ai.

Lajçak deklaroi se arritja e tij kryesore në cilësinë e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale është rinisja e dialogut në korrik të vitit te kaluar, pas një pauze prej 20 muajsh.

Nuk ishte një detyrë e lehtë” tha ai, patëm sukses në vendosjen e një kornize të qartë për procesin, e cila është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Klan News