Ish-kryeministri: Të ishte firmosur nga Presidenti, kemi të bëjmë me territorialitet

Një bllof të Edi Ramës e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e refugjatëve. Sipas tij, e drejta e firmosjes i takon vetëm Presidentit të Republikës dhe mungesa e firmës së tij çon në shkelje të ligjit.

“Ka shkelur me të dyja këmbët ligjin dhe për hir të së vërtetës edhe frymën e Kushtetutës.“

Ish-kryeministri Berisha thotë se kjo marrëveshje nuk mund të jetë e vlefshme.

“Kjo çështje nuk ka vlerë, veçse në këtë formë siç them unë.”

Ndër të tjera, akuzon kryeministrin Rama se me këtë marrëveshje synon të përmirësojë reputacionin në arenën ndërkombëtare për t’i shpëtuar akuzave për dosjen “McGonigal”.

“Edi Rama i damkosur me këtë mori çështjesh përpiqet të bëjë shopping për mbështetje ku mundet në mënyrë që të mund të kapërcejë, të shpëtojë nga burgu me aferën McGonigal.”

Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e refugjatëve për një periudhë 5 vjeçare, do të dërgohet për votim në parlamentin shqiptar.

Klan News