Në një deklaratë në ambientet e jashtme të Kryesisë, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi sërish se akti i djeshëm ndaj deputetëve të opozitës ishte më i turpshmi në historinë e vendit.


“Akti i djeshëm është më i turpshmi në historinë e një Parlamenti ku Edi Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyllë me dry dyert. Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi që ka për ligj kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit. Të dashur qytetarë, është betejë me të keqen më të madhe të historisë tonë kombëtare pas Enver Hoxhës. Rama bllokon komisionet sepse e di që ato do të nxjerrin para shqiptarëve të gjitha përvetësimet që ai ka bërë me sojin e tij, pasurive publike, fondeve publike.”

Ai u pyet dhe për marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane për emigracionin e paligjshëm. Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë as në këtë rast.

“Duke shprehur respektin tim për kryeministren e Italisë, më duhet ti them se firma e Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme, sepse është në hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të shpëtuar menderen e tij, është bashkëfajtor me McGonigal dhe për disa gjëra të tjera që ne do ja çojmë Kongresit të SHBA. Shqipëria ka me me Italinë një marrëveshje të firmosur me qeverinë shqiptare kur ajo drejtohej nga PD. Ne me vendin mik ramë dakord që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali të tkhehet në Shqipëri për në vendine tij. Atë zotim Rama e ka marrë në emër të trafikantëve të skllevërve njerëzore, Shqipëria ka potencialet e trafikantëve më të lartat në Europë.”/tvklan.al