Kryeministri: Do të jemi gati sa herë që Italia na kërkon

Kryeministri Edi Rama, për të disatën herë mohon që marrëveshja me Italinë për strehimin e refugjatëve të jetë bërë në këmbim të një ndihme konkrete për integrimin në BE.

Nuk e kemi bërë këtë se Italia do na hapë negociatat,  është qesharake se ne i kemi hapur negociatat dhe hyrja në BE nuk ndodh kështu. Nuk është se italia thotë merreni 3 mijë emigrantë dhe ne ju fusim në BE. Në çfarë bote jetojmë, duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje.”

Në një intervistë për Rai News 24, kreu i qeverisë përsërit qëndrimin e tij, se vendi ynë e ka detyrim moral për të ndihmuar një shtet si Italia.

Duhet të jetë gjithmonë një nder për Shqipërinë që të jetë e dobishme për Italinë. Edhe nëse nuk mund ta zgjidhim problemin e madh të emigracionit të parregullt për Italinë dhe Evropën. Por, e përsëris, dhënia e dorës është detyra jonë e natyrshme.”

Një vendim të tillë Shqipëria nuk mund ta japë për çdo shtet tjetër që mund të ketë problematika të ngjashme me fluksin e emigrantëve.

“Të them të drejtën kemi pasur kërkesa të këtij lloji edhe nga vende të tjera, por nuk kemi qenë dhe nuk mund të jemi të gatshëm të prezantohemi si ”komb mbështetës”, për më shumë se një arsye. Por, kur një kërkesë e tillë vjen nga Italia, ne nuk mund të tërhiqemi”.

Marrëveshja me Italinë për strehimin e refugjatëve që shpëtohen në mesdhe nga anijet italiane do të jetë në fuqi për 5 vite dhe mund rinovohet në heshtje nëse nuk kërkohet ndërprerje.

Klan News