Kryesocialisti: 50 mijë anëtarësime të reja deri në qershor

“Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste kanë bërë një punë të mirë për të rritur numrin e anëtarësimve të reja në parti. Këto vlerësime kryesocialisti Rama ua shprehu në një mbledhje të organizuar tek Gjiri i Lalzit.”

“Dua t’i përgëzoj të gjithë për përfshirjen aktive në regjistrin dixhital të anëtarësisë socialiste. Numërohen plot 29 225 anëtarësime të reja.”

Në 1 orë fjalim, Edi Rama nuk foli vetëm si kryetar i partisë, por dhe si kreu i një qeverie që po përpiqet të përafrojë legjislacionin e Shqipërisë me atë të BE.

“Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në tryezën e komisionit të ligjeve një draftrezolutë për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësimit të Bashkimit Europian dhe reformat e masat e mëtejshëme që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë, por të të trejave pushtete kushtetuese në Shqipëri.”

Kryeministri komentoi marrëveshjen me PD, dhe iu dha një përgjigje akuzave të Lulzim Bashës.

“U fol këto ditë për pazare, marrëveshje me non gratën në dëm të drejtësisë dhe njohje nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lideri i Partisë Demokratike. Të gjitha janë broçkulla që tregojnë se sa të vështirë e ka një pjesë e bashkësisë sonë shqiptare e ‘yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë të kuptojnë dhe të pranojnë që Partia Socialiste e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë.”

Gjithsesi, nuk e fshehu entuziazmin për rikthimin në normalitet të jetës parlmentare.

Më vjen mirë që mesa kuptoj Kuvendi do të pushojë së qënuri çmendina e muajve të fundit dhe spaku fjala do të kthehet në vend të dhunimit të saj e cila goditi më keq imazhin e parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte edhe aq i mirë.”

Sa i përket reformës në drejtësi, kryeministri Rama e konsideroi PS si flamurmbajtesen e kësaj reforme.

“Kur për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar hetohen, gjykohen, dënohen individë të niveleve më të lartë të pushtetit politik, thonë disa që e bënë amerikanët dhe jo ne, por amerikanët këtu ishin edhe përpara. Përgjigja është shumë e thjeshtë që në Shqipëri ka një parti që e kishte në programin e saj reformën në drejtësi qëkur ishte në opozitë.” 

Kreu u qeverisë tha se Partia Socialiste është e pakonkurrueshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025.

Klan News