Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se çështja e marrëveshjes me Serbinë është e hapur dhe se ajo duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues që ka Kosova.

“Proceset e shtetndërtimit nuk janë të lehta, nëse kthehemi në 1912 e kuptojmë që nuk është i lehtë themelimi dhe te Amerika e shohim që nuk e kanë pasur të lehtë themelimin e shtetit”.

“Ajo që ka mbetur e hapur është marrëveshja me Serbinë por që duhet të ndodh në kufijtë ekzistues të Kosovës. Ne nuk hapim kufij, ne qëndrojmë në hapat e Kosovës së 17 Shkurtit”,

ka thënë Haradinaj.

Haradinaj këto deklarata i bëri gjatë homazheve në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

“Le të harrojë gjithkush që kemi me dhanë troje e kufij, ne nuk e kemi harruar marrëveshjen e Demarkacionit, por e kemi ra dakord me korrigju atë marrëveshje. Kufiri është në Çakorr dhe kullë, ne me Serbinë duhet me u njoh me kufijtë ekzistues”,

tha Haradinaj.

“Ne i njohim ata kufij, NATO na njeh me ta dhe i mbron këta kufij. Ne modelin e Bosnjës nuk do ia preferojmë askujt të jetojë në një Republikë brenda një shteti. Njohja reciproke, me kufijtë ekzistues, por jo me çmimin e Republikës Srpska”

, tha Haradinaj. /klankosova