Situata javët e fundit ka qenë e tensionuar lidhur me konfliktin e mosgjetjes së një kompromisi mes maxhorancës dhe opozitës për problemin e “komisionit Rama”. Marrëveshja Nano-Berisha për zgjedhjen e Presidentit ka qenë ajo që pasoi “komisionin Rama”.

I pyetur lidhur me këtë marrëveshje Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-President, u shpreh për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se marrëveshja ishte bërë mes të gjitha forcave politike dhe e cilësoi këtë një zhvillim pozitiv për vendin.

“Marrëveshja që u cilësua si marrëveshja ime me Nanon në fakt ishte marrëveshje e të gjitha forcave politike parlamentare. Kjo marrëveshje pati si rezultat zgjedhjen e një presidenti të miratuar nga të gjitha forcat politike, një institucion i ri ky, me mbështetje të gjithanshme. E konsideroj këtë një zhvillim pozitiv për vendin, aq më tepër në kushtet aktuale. Ky zhvillim bëhet gjithnjë edhe më normale. Pasi Nano hoqi dorë nga ethja për karrigen e Presidentit, ishte po ai që propozoi të reformoheshin të gjitha institucionet tjera në mënyrë që të shkonim drejt institucioneve të balancuara”, tha Berisha./tvklan.al